03,07,2025

Ankara: Arrestohen xhihadistët, parandalohet sulm tjetër terrorist

Must Read

Islamistët janë arrestuar në fund të operacionit të sigurisë që është ndërmarrë në kryeqytetin turk në lokacione në të cilat ekstremistët e ISIS-it ndodheshin. Sipas mediave turke, në këtë aksion janë konfiskuar edhe një numër i madh dokumentesh që lidhen me ta, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton lajmi.net.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu ka deklaruar se po vazhdojnë kërkimet për “terroristin” që vrau 39 persona dhe plagosi 69 në klubin e natës “Reina” në Stamboll.

“Kërkimet për terroristin ende po vazhdojnë. Policia ka ndërmarrë operacione të papara deri tash për kapjen e terroristit. Shpresoj që do të arrestohet së shpejti”, ka thënë Sojlu, transmeton AFP.

Në anën tjetër, AP thekson se Sojlu ka thënë se “kjo ka qenë masakër”. Ai ka thënë se beson se sulmuesi është larguar nga klubi me “veshje tjetër” dhe se sulmin e ka kryer i vetëm. /Lajmi.net/

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img