26,04,2024

Analiza e pasojave nga COVID19 në bizneset mikro dhe të vogla në rajonin Lindje

Must Read

Ju njoftojmë se, përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, AZHR – Lindje është duke implementuar projektin ‘’Analiza e pasojave nga COVID19 në bizneset mikro dhe të vogla në rajonin Lindje’’.

Përmes këtij projekti do të bëhen analiza dhe do të sigurohen të dhëna që do të jenë në shërbim të institucioneve lokale dhe qendrore sa i përket pasojave të Pandemisë COVID19 në ekonominë lokale/rajonale me theks të veçante tek ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Rezultatet e kësaj analize do të ju shërbejnë vendimmarrësve në nivelin qendror për të krijuar Politika dhe për të ndërmarrë masa për intervenime shtesë për rimëkëmbjen e kësaj kategorie të bizneseve.

Përveç takimit direkt me një numër të bizneseve të përzgjedhura, AZHR Lindje për këtë qëllim ka përgatitur dhe publikuar pyetësorin në gjuhën shqipe dhe serbe në web i cili është qasshëm online për të gjitha bizneset e rajonit Lindor dhe të gjitha bizneset e interesuara mund t’a plotësojnë këtë pyetësor online duke u kyçur ne ketë link.

www.rdaeast.eu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img