24,04,2024

Analistët politikë: Zgjedhje do të ketë sivjet, por ato nuk i konvenojnë LDK-së

Must Read

Zgjedhjet-Ilustrim-620x358

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, kanë vlerësuar se gjatë këtij viti do të ketë zgjedhje të parakohshme, raporton GazetaBlic. Periudha e mundshme sipas tyre, është vjeshta e vitit 2016. Megjithëktë, ata mendojnë se LDK-ja është partia, e cila do t’i donte më së paku zgjedhjet.

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë për Gazetën Blic, se zgjedhjet mund të vijnë, pasi që kriza politike ka bërë që të mos funksionojë asgjë. Mirëpo, ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e riformimit të qeverisë aktuale në Kosovë.

“Sigurisht që mund të ketë zgjedhje deri në fund të vitit, meqë gjthçka është paralizuar dhe gjithashtu mund të ketë riformim të qeverisë pa zgjedhje, duke krijuar rrokadë dhe shantazh ndaj lidershipit të shantazhuar të LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-së nuk i konvenon aspak që të shkojë në zgjedhje.
haki-abazi-jo-rektori-por-shik-u-jasht-euml-up-s-euml_hd-780x439

Tutje, Abazi ka vlerësuar se kryeparlamentari Kadri Veseli, do të synojë ta marrë postin e kryeministrit.
“Në skenarin e dytë, kryetari i tanishëm i PDK-së, do të tentojë të bëhet kryeminsitër, që është faza e fundit e paraqitjes së diktatures së llojit Putin- Medvedev”, ka shtuar ai.

E hapat e parë që paraqesin kapjen e e politikës nga PDK-ja sipas tij, kanë qenë largimet e disa figurave të njohura nga kjo parti.

“Largimi i Jakup Krasniqit nga PDK-ja dhe dërgimi i Fatmir Limajt në Hagë, kanë qenë hapat e parë të kapjes së politikes së shtetit nga nëntoka e PDK-së dhe shërbimet e SHIK-ut”, ka deklaruar Haki Abazi.

Faik-Krasniqi_5
Nga ana tjetër, analisti politik Faik Krasniqi, mendon se prishja e koalicionit PDK-LDK, është ditur se do të ndodhë qysh moti.

“E kemi thënë prej krijimit të koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së, se prishja e koalicionit mes tyre do të ndodhë”, është shprehur ai.

Sipas tij, PDK-ja ka pasur për qëllim që ta marrë postin e presidentit dhe vendin ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme.

“Prej fillimit ka qenë ky synimi i PDK-së, që pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar partie, kjo parti ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe LDK-në ta hedhë në koshin e historisë”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Si rrjedhojë e kësaj, ai ka vlerësuar se vendi do të shkojë në zgjedhje diku kah vjeshta e këtij viti.
“Mendoj që në vjeshtë vendi do të shkojë në zgjedhje. Sepse më 7 maj Kadri Veseli edhe zyrtarisht merr timonin e PDK-së, pastaj vijnë pushimet e verës, kështu që shtatorin ose tetorin e shoh si muaj të zgjedhjeve në Kosovë”, ka përfunduar ai në një prononcim për Gazetën Blic.

Gjatë ditë së djeshme, deputeti i PDK-së Nait Hasani, tha se qëllimi kryesor i koalicionit PDK-LDK, ka qenë marrja e presidencës nga Hashim Thaçi, kurse tani siç u shpreh ai, mund të diskutohet për zgjedhje.

GazetaBlic ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga disa deputetë të LDK-së lidhur me këtë deklaratë, mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img