19,04,2024

Analistët: Gjendja edhe më e keqe sesa e përshkruan raporti i DASH-it

Must Read

13002519_1154188444620691_7519896116621904662_o

Kryeredaktori i Gazetës Blic, Adrian Çollaku ka theksuar se pushteti në Kosovë fitohet vetëm nëse një parti ka klientelë.
“Nuk ka shumë rëndësi për kryeministrin apo për partitë tjera raporti i DASH-it, sepse në Kosovë është krijuar një sistem klientele përmes të cilës edhe fitohet pushteti”, ka theksuar ai në emisionin Target të RTK-së, ku të ftuar ishin edhe analisti Nexhmedin Spahiu, eksperti i sigurisë Burim Ramadani dhe njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Gashani.
Siaps tij, kjo është edhe arsyeja pse partitë në pushtet nuk i largojnë nga qeverisja njerëz të tyre që janë nën hetime, apo kanë aktauza.
Në anën tjetër, Nexhemdin Spahiu ka theksuar se gjendja është më e keqe se sa e ka paraqitur raporti i DASH-it.
Ndërkaq, Burim Ramadani ka theksuar se raporti i DASH-it është vazhdimësi e raporteve të tjera. Sipas tij, sistemi ynë nuk ka arritur sa duhet t’i mbrojë dhe të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut.
Në anën tjetër, analisti Gashani ka theksuar se ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është i befasishëm, kur dihet që institucionet tona kanë dështuar./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img