26,04,2024

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Must Read
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të ruhet specia e maceve të egra

Në postimin e ambasadës thuhet se Kosova është me fat që ka macen më të madhe të egër në Ballkan.Po ashtu atkanë shpërndarë një artikull se çfarë duhet bërë për të ruajtur këtë kafshë të egër.

“Sot është Dita e Jetës së Egër! Kosova është me fat që është shtëpia e një popullsie të vogël të rrëqebullit, maces më të madhe të egër në rajon” thuhet në postimin e ambasadës.

Ndërkaq gjatë vitit 2018, në Kosovë janë vrarë dy mace të egra. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Metehi të Podujevës, kurse i dyti në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Nuk janë të rralla rastet e ngjashme kur persona të papërgjegjshëm gjuajnë kafshët e mbrojtura. Dhia e egër, rrëqebulli ballkanik, kaprolli në Bjeshkët e Nemuna dhe të Sharrit, derri i egër, thëllëza e fushës, thëllëza gurore dhe ariu janë vetëm disa nga kafshët e egra të rrezikuara të zhduken si speciet e rralla, nga gjuetia e paligjshme. Këto kafshë janë të mbrojtura me Ligj në Kosovë.

Gjuetia e kundërligjshme 

1. Kushdo që gjuan kafshë të egra kur gjuetia është e ndaluar ose në territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.

2. Kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet jashtë sezonës; në grup; ose ndaj gjahut në vlerë që tejkalon dymijë (2.000) Euro ose me rëndësi sipas rregulloreve të gjuetisë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.

4. Kushdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve, gjuetia e të cilave është e ndaluar, ose gjuan lloje të posaçme pa pasur lejen e veçantë për atë lloj gjahu, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

5. Kushdo që gjuan duke përdorur metoda të asgjësimit masiv, duke përdorur automjetin ose duke përdorur dritën e fortë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

6. Kafshët e egra dhe pajisjet e gjuetisë konfiskohen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img