18,04,2024

Alma Haxhiu, fituesja e edicionit të 47-të të Festivalit “Kosovarja Këndon”

Must Read

Mbrëmë ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, kumbonin tinguj të muzikës burimore shqiptare. Për të 47 vit me radhë ngreu siparin festivali më i veçantë dhe jetëgjatë i muzikës, anembanë, Festivali “Kosovarja Këndon”.

I pranishëm për të ndjekur këtë ngjarje të shënuar kulturore ishte edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Gazmend Bytyçi, drejtorë komunal si dhe përfaqësues institucional e shoqëror.
Këtë vit, ky program nën organizimin e profesor Astrit Mustafës dhe udhëheqjen artistike të Fitim Bytyqit, solli cilësi e konkurrencë të denjë mes garuesve, të cilët morën vlerësimin profesional të jurisë së Festivalit në përbërje të kritikut të muzikës, Sami Piraj, muzicientit e pedagogut, Nazmi Aliu, profesoreshës së pianos, Besa Luzha, të cilët edhe zgjodhën fituesit e mëposhtëm:

  1. Vendi i parë – Alma Haxhiu
  2. Vendi i dytë – Rina Kurtishi
  3. Vendi i tretë Loresa Zeqiri
  4. Çmimi Special “Nexhmije Pagarusha” – Diellza Halimi
  5. Çmimi “Skënder Idrizi” i ndarë nga Klubi i Gazetarëve Ferizajas “Haki Braha” – Rina Kurtishi

Këngë e mirëfilltë shqipe, vlera të larta artistike e shije e kultivuar tashmë e publikut ferizajas ishin ato që spikatën këtë edicion të Festivalit “Kosovarja Këndon” që si rëndom përcjelljet nga orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj. Me mirënjohjë të veçantë për kontribut u nderuan Fahri Beqiri, Zeqirja Ballata e Fetie Tërstena.

Edicioni i sivjemë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej më 28 Nëntor, mirëpo tragjedia që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, pikërisht në këto data, bëri që në shenjë solidarizimi dhe në respekt të zisë kombëtare, të shtyhet për datën e djeshme, Festivali “Kosovarja Këndon” dhe dhjetëra aktivitete të tjera kulturore, rinore e sportive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img