20,04,2024

Aliu: Projektet kapitale në Ferizaj mund të mos realizohen, shkak Coronavirusi

Must Read

Pandemia me Coronavirus përveç që ka prekur ekonominë dhe ka shkaktuar humbje në shumë sektorë, do të ndikojnë edhe në projekte kapitale të planifikuara për këtë vit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në një intervistë për Ekonomia Online. Aliu ka thënë se disa prej projekteve të planifikuar nuk do të mund të realizohen.

“Sigurisht se pandemia do të prodhoj efekt jo vetëm te bizneset, por edhe te punët publike dhe do e ndjenë edhe komuna e Ferizajt dhe investimet kapitale dhe projektet që tashmë janë të miratuara qoftë si projekte nga financimet komunale apo si projekte që kanë financime nga niveli qendrorë”.

Por Aliu shpreson që të paktën disa nga projektet si Pallati i Kulturës, ndërtimi i QKMF-së të mos kenë shkurtime buxhetore pasi janë projekte me rëndësi.

“Një ndër to është edhe Pallati i Kulturës, ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe ne do të donim që të mos ketë shkurtime buxhetore pikërisht në këto projekte të rëndësisë së veçantë”.

Kurse projekti prej 6 milionë eurove i quajtur “Bashkimi i Qytetit” i proklamuar si një ndër projektet më ambicioze në rajon, i pari i Ferizajt tregon se tashmë kanë përfunduar 70% e punëve.

Ai thotë se në muajt në vazhdim veç se do të përfundojë i gjithë projekti.

“Në këtë rast çmim do të paguajmë në kuptim të implementimit të projekteve të investimeve kapitale, por sidoqoftë ne kemi zhvilluar dhe jemi duke i zhvilluar projekte të rëndësisë së veçantë”.

“Projekti më unik jo vetëm tashmë në Ferizaj, por për gjithë Kosovën, është projekti që simbolikisht e kemi quajtur ‘Bashkimi i Qytetit’ që tashmë ka përfunduar mbi 70% të punëve dhe po besojmë që këta muaj që i kemi përpara do të jenë muaj të finalizimit që të lëshohet në funksion”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img