27,04,2024

Aliu: Projekte milionëshe gjatë vitit 2019 për Ferizajn

Must Read

Një varg projektesh infrastrukturore pritet të realizohen gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një bisede për Televizionin Liria i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Madje ka shtuar se disa sosh janë milionëshe dhe hyjnë në kuadër të projekteve strategjike .

Kryetari Aliu ka falënderuar me këtë rast bartësit e institucioneve të nivelit qendror, kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrin për përkrahje, teksa e ka dhënë lajmin e mirë se në Talinoc të Muhaxherve pritet të nisë objekti i shkollës së re, ndërsa në fshatin Jezerc asfaltimi i të gjitha rrugëve.

Aliu ka shtuar se përpjekja e tij si kryetar është fokusuar kryesisht në sigurimin e përkrahjes për projektet ekzistuese dhe për projektet e reja. 
“Projekti i Fabrikës së Ujit të pijes, Impiantit të ujërave të zeza, Parku memorial, projektet mjedisore e ato kulturo-sportive e përbëjnë mozaikun e këtyre investimeve” ka thënë kryetari Aliu, teksa ka falënderuar deputetët e zonës, ndërsa ka potencuar faktin se të gjitha këto projekte janë tashmë pjesë e kodeve buxhetore. 
Për më tepër ka përmendur projektin e asfaltimit të rrugëve në Jezerc por edhe projektin e rregullimit të kyçjes në magjistrale nga ura tek kyçja aktuale.

Ndërkohë mësohet se institucionet janë të përkushtuara që të investojnë në përkrahjen e bizneseve.

Sipas, kryetarit Aliu, tashmë ka nisë projekti i ndarjes së grandeve për bizneset prodhuese. Madje ka shtuar se këtë vit pritet të nis edhe projekti i subvencionimit të biznesit

Gjatë kësaj bisede kryetari Aliu, ka folur edhe për projektet e ujit të pijes, por edhe ka komentuar përballje nga distanca me opozitën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img