29,03,2024

Aliu: Plani Komunal Zhvillimor është në fuqi. Vendimi i gjykatës ka efekt zero për planin

Must Read

Plani Zhvillimor Komunal nuk është kthyer në pikën zero e as anuluar ashtu siç po paraqitet në publik. Kështu ka thënë I pari I drejtorisë së Urbanizmit të Ferizajt, Lulzim Aliu me ç’rast ka vënë në dukje se kjo ka ardhur  nga kontesti gjyqësorë I një pale më Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me një vendim që kjo e fundit e ka sjellë me rastin e miratimit të këtij dokumenti. Madje ka shtuar se ky vendim mund të ketë efektin zero për Planin Zhvillimor Komunal.

“Plani Zhvillimor Komunal nuk është kthyer në pikën zero dhe as nuk është i anuluar. Është zhvilluar një proces gjyqësor në mes një pale dhe Ministrisë së Mjedisit lidhur me një vendim që e ka bërë Ministria në rastin e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal. Atë dokument e ka shfrytëzuar gjykata dhe ka ardhur në përfundim  se duhet me e rishqyrtua Ministria dhe me rivendos. Kjo i bie që Ministria në atë vendim që e ka bërë nuk ka qenë e qartë për palën se pse e ka marrë at vendim. Tani varet nga Ministria se si do ta trajtojë atë dokument, ndryshe efekti mund të jetë zero në Planin Zhvillimor Komunal. Kjo ka të bëjë me një pëlqim ku Ministria I ka dhënë Drejtorisë së Urbanizmit për të miratuar Planin Zhvillimor Komunal, sepse më herët ka pasur ankesa të palës  që e ka paditur   dhe emir I tij përmendet në atë përgjigje. Dhe si pasoj se nuk është dhënë sqarim se pse është anuluar vendimi I mëhershëm dhe është dhënë një pëlqim i ri  është kthyer në rishqyrtim” ka thënë Lulzim Aliu, drejtor I Urbanizmit në Ferizaj.

Për më tepër drejtori Aliu ka shtuar se Drejtoria e Urbanizmit nuk ka asnjë informacion zyrtarë, nuk është palë e paditur dhe se Plani Zhvillimor Komunal është në fuqi.

“Drejtoria e Urbanizmit nuk ka asnjë informacion zyrtar, jemi të informuar vetëm prej palës, Komuna dhe Drejtoria e Urbanizmit nuk është palë e kontestit të paditur, është e paditur vetëm Ministria. Gjatë gjitha takimeve me Ministrinë, zyrën ligjore, Plani Zhvillimor Komunal është në fuqi. Janë të pasakta deklaratat edhe të palës dhe organeve tjera që kanë dhënë deklarata publike se PZHK-ja  është kthyer në pikën zero sepse plani Zhvillimor Komunal është një dokument zyrtar, është I ligjshëm  dhe ka prodhuar efekte juridike. Pra çdo vendim I Drejtorisë  së Urbanizmit dhe drejtorive tjera të bazuara ne Planin Zhvillimor Komunal janë të ligjshme. Nu ka ka asnjë kontest dhe nuk ka shqetësime” ka thënë Aliu.

Ndërkohë Aliu ka potencuar së dëshira e tij është që ky plan të kthehet në pikën zero nga se do të krijonte kushte për përmirësime në këtë plan  nga se në këtë formë  ka edhe efekte negative përfshirë edhe problemet që mund të dalin edhe në planin  e hartës zonale.    

“Me kthimin e PZHK-së në pikën zero do të isha i kënaqur sepse do të mund të evitonim disa gabime, edhe teknike e edhe të qëllimshme dhe do të bënim një plan Zhvillimor i cili do të ishte vërtetë zhvillimor. Problemet që ka  ky PZHK janë duke na penguar edhe në hartimin e hartave zonale  dhe disa investimeve tjera që kemi mundur ti bëjmë e që duhet  të bazohen në PZHK. Megjithatë ligjet janë ligje, vendimet janë vendime dhe duhet ti respektojmë” ka thënë Aliu.

Efektet e kësaj paraqitje në këtë drejtori më shumë po shihen si mediale se diçka përmbajtësore. Zyrtarët habiten se pse kjo fushatë e pakuptim kur edhe drejtoria  është e interesuar  që PZHK-ja të rishikohet nga se ka shumë elemente që duhet përmirësuar në këtë plan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img