24,04,2024

Aliu: Kam kapërcyer premtimet, do të kandidoj edhe për një mandat për Kryetar të Ferizajt

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se institucioni që drejton ka punuar me përkushtim gjatë periudhës së përballjes me koronavirusin.

“Mesazhi i punës dhe angazhimeve tona ka qenë që ne jemi të sfiduar por duhet të punojmë dhe angazhohemi”, është shprehur Aliu, njofton Klan Kosova.

Ai në Sytë 7, ka thënë se duke qenë kështu, synon që ta drejtojë Ferizajn edhe për një mandat.

“I kam përmbushur premtimet e fushatës, shumë prej tyre i kam tejkaluar. Kam dhënë si premtim dy shkolla por kam nisur t’i ndërtoj pesë. Në çdo fushë kam kapërcim të premtimeve dhe këto janë në harmoni me atë që kam thënë se jemi model transformimi”.

“Sigurisht se do të kandidoj edhe një mandat. Qytetarëve u mbetet ta vlerësojnë punën.  Ne kemi projekte edhe për një mandat tjetër”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img