23,04,2024

Aliu: Gati në përfundim, nënkalimet për vetura tek Plus Marketi dhe në Varosh (Foto)

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot ka vizituar dy nënkalimet  në Ferizaj,  Nënkalimin afër “Plus Marketit” dhe nënkalimin në fshatin Varosh.

Janë këto dy nënkalimet të cilët kanë qenë me vite problematike, e shpesh edhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.

Projekti i këtyre nënkalimeve  pritet që do të evitojë kontaktin me  trenat dhe përveç se do të mbrojë qytetarët nga rreziku do të lehtësojë edhe  qarkullimin e veturave.

Sipas kryetarit Aliu, këto dy nënkalime janë  në prag të përfundimit  dhe qytetarët shumë shpejt do të mund ti shfrytëzojnë ato.

“Nënkalimet për vetura tek Plus Marketi dhe në Varosh, janë shembujt sesi me energji të pashtershme, punë ditë e natë, të pa kompromis në cilësinë e punimeve, realizohen vepra madhore infrastrukturore. Sot, inspektova këto dy nënkalime që kanë arritur kulmin e punimeve në prag të përfundimit, për t’i jap frymë sa më parë qarkullimit rrugor në qendrën e qytetit dhe për t’i mundësuar qytetarëve infrastrukturën që i mungoi për dekada me radhë” ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img