20,04,2024

Aliu: Ferizaj po bëhet, qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin (Foto)

Must Read

Kryetari Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka përcjellë punimet në nënkalimin afër Plus Marketit

Sipas Aliut ky nënkalim pothuajse është gati dhe së shpejti do të lëshohet në funksion.

Është ky nënkalimi i dytë që pritet së shpejti të funksionalizohet dhe të lehtësojë kalimin nga njëra anë e hekurudhës në anën tjeyër.

“Me guxim e dije, pasion për të mirën për qytetarët, asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të Ferizajt. Asfaltimi i nënkalimit afër Plus Marketit, bën pothuajse gati, një vepër infrastrukturore të munguar për dekada, që i jep funksionalitet qarkullimit rrugor në qendër dhe mundësi të shumëfishuar zhvillimi, bizneseve të kësaj ane.Ferizaj po bëhet, qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin.” Ka thënë krywtari Aliu gjatë inspektimit të punimeve.

Aliu, ditë më parë ka bërë të ditur së edhe projekti kryesor në kuadër të Bashkimit të Qytetit është në fazën përfundimtare dhe së shpjeti pritet që edhe ai të lëahohet në funkaion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img