24,04,2024

Aliu: Drejtoria e Urbanizmit vitin e ardhshëm me dy projekte mjedisore dhe një në fushën e shërbimeve publike

Must Read

Projeksionet buxhetore për vitin e ardhshëm  parashohin që në vitin e ardhshëm  që  në komunën e Ferizajt  të investohet në projektin e  Stacionit të autobusëve   por edhe  në dy projekte tjera  mjedisore.  Ndonëse për të parin po thuhet  se realizohet në kuadër të  mjeteve të komunës  për këto dy të fundit  pritet një  përkrahje materiale nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit hapësinorë.

Madje Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu ka potencuar se  projekti i Stacionit pritet  të kryhet Brenda afateve të parapara.

“Në këtë buxhet të vitit të ardhshëm është  edhe ndërtimi i stacionit të Autobusëve. Pra është projekt dyvjeçarë por në vitin e ardhshëm fillon dhe do të realizohet.  Nuk është projekt i madh, është projekt  i përballueshëm për buxhetin e komunës” ka thënë Aliu.

Për më tepër po punohet që në bashkëpunim me nivelin  qendror të sigurohen fonde  investive për projektin e Bifurkacionit. Tashmë po planifikohet  që në zonën ku shtrihet ky fenomen të sigurohen  rezerva të ujit.

“Ministria ka ndarë një fond të vogël  për Bifurkacionin , diku 200 mijë euro të cilat nuk janë shfrytëzuar deri më tani  prej vitesh. Ne kemi bërë  projektin e Bifurkacionit, pra sigurimin e ujit të mjaftueshëm  për Bifurkacionin  dhe kemi trajtuar të gjithë zonën  rreth tij  dhe kemi bërë një projekt    në vlerë afër 2 milion euro për të cilin Ministria e Mjedisit është duke na përkrahur” ka thënë Aliu.

Ndryshe në këtë zonë  po mendohet të ndërtohet edhe një bulevard, që në kuadër të projekteve ambientale, nga se zona në të cilën pritet të ngritet  do të shërbejë si shëtitore.

“Është  ndërtimi i bulevardit në mes të shkollave të mesme dhe  Qendrës sportive. Do të jetë një shëtitore  emirë, një shëtitore e gjerë, ku qytetarët do të dalin  dhe të shëtisin. Kjo shëtitore do të lidhet edhe me pjesën e  Bifurkacionit ku do të bëhet një kompleks  i jashtëzakonshëm.  E gjithë kjo është duke u bërë me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe  mundësia e jetës normale, balancim mes jetës në qytet dhe pjesë ku mund të kalohet koha e lirë” ka thanë  Aliu.

Sido që të jetë , komuna e Ferizajt  përmes projekteve të kësaj  natyre  po synon që ti fuqizoj shërbimet publike  dhe të rritë interesimin  për projektet ambientale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img