26,04,2024

Alarmante, sot Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Must Read

Në fund të 2016-së, zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje më e madhe e vlerave të ndotjes.

Kështu, ajri në Prishtinë ka grimca të pluhurit të suspenduara në ajër, të ashtuquajtura grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas standardeve vendore dhe ato të BE-së.

Për këtë ndotje që ndikon keq në shëndetin e qytetarëve, ka reaguar me protesta shoqëria civile, por gjendja nuk ka ndryshuar. Madje, ajo është rënduar. Kështu, sipas një faqeje që bën monitorimin e ndotjes së ajrit në kohë reale në kryeqytete të shteteve dhe rajoneve, Prishtina në këto çaste del të jetë më i ndoturi në botë.

Sipas faqes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 303. Ndërkaq, vlerësimi i ajrit për vlerat e këtij indeksi është si vijon: 0 deri 50 (e mirë), 51 deri 100 (mesatare), 101 deri 150 (e pashëndetshme për grupet e ndjeshme), 151 deri 200 (e pashëndetshme), 201 deri 300 (shumë e pashëndetshme) dhe 301 deri 500 (e rrezikshme). Pra, ndotja e ajrit në Prishtinë është në rrezikshmërinë e lartë.

Për më shumë, shikojini vlerat në fotot e postuara më poshtë, ku pas Prishtinës gjenden këto kryeqytete: Ulanbatari (Mongoli), Varshava (Poloni), Nju Delhi (Indi), Mumbai (Indi), Teherani (Iran), Pekini (Kinë), Kalkuta (Indi), Daka (Bangladesh), Karaçi (Pakistan) dhe Adis Abeba (Etiopi).

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img