Lajme

Alarmante: Marketet e Kosovës i mbushin dhuratat e Vitit të Ri me produkte serbe


Publikuar më:


Vendimi për taksë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja, duket se i ka afektuar aq shumë bizneset kosovare, sa që këta të fundit po kërkojnë edhe mënyra alternative që t’i shesin produktet e prodhuara në këto dy shtete.

Madje një rasti i tillë është evidentuar në njërin prej marketeve të mëdha në vend, shkruan lajmi.net.

Një qytetare me inicialet L.B, ka shkruar në Facebook për këtë problematikë.

Sipas saj, në vendin të cilin ajo e ka përmendur, produkte serbe mbushin gjithë pakon e dhuratës së vitit të ri.

“Kjo dhuratë e blerë në viva maket përmban të gjitha produktet serbe!!”, ka shkruar ajo teksa ka bashkëngjitur fotografi të produkteve të cilat po shiten si dhurata të Vitit të Ri.

L.B, thotë se një dukuri të tillë e ka evidentuar edhe nëpër supermarketet tjera të Kosovës.

E zyrtarë nga kompanitë importuese në Kosovë, i kanë thënë lajmi.net se para vendosjes së masës 100 për qind, këto kompani janë furnizuar me rezerva të shumta të produkteve me prejardhje nga Serbia, dhe rrjedhimisht në treg gjenden ende të tilla.

Nga MTI ende nuk janë deklaruar për dukuri të tilla.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje edhe nga personat përgjegjës të kësaj pike shitëse, mirëpo nuk ka marrë ende përgjigje. /Lajmi.net/

To Top