28,04,2024

AKV “Kastriotët” do ta shënojë në mënyrë madhështore jubileun e 50- të

Must Read

AKV “Kastriotët” do ta shënojë në mënyrë madhështore jubileun e 50- të funksionimit këtë të shtunë

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët” në Ferizaj është në përfundim të përgatitjeve për të shënuar 50 vjetorin e veprimtarisë artistike e kulturore.
Drejtues të këtij Ansambli në një konferencë të mbajtur sot thanë se Këshilli Organizativ në krye me kryetarin e komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa kanë bërë një punë të madhe për të qenë sa më i pasur programi artistik i 50 vjetorit të këtij ansambli.
Në këtë ngjarje kuluturore , janë ftuar që të marrin pjesë mysfirë edhe nga vende të ndryshme fqinje, ndërsa përveq koncertit gjatë pasditës së të shtunës, do të organizohet edhe një defile i ansambleve pjesmarrëse.
Xhevdet Shabani kryetar i këtij ansambli shpjegoi se tashmë janë ndarë edhe përgjegjësitë në këtë organizim.
“Mund të ju njoftoj se përgatitjet e këtij spektakli janë në përfundim dhe grupet punuese kanë marr me përgjëgjësi punë e tyre.
“Në prag të shënimit të 50 vjetorit të Ansamblit të këngeve dhe valleve, aktivitetet tona, nuk do të përfundojnë veq me këtë spektakël, pasi që në nëntor të këtij viti pritet të promovohet monografia të AKV “Kastriotët” për 50 vite pune, nga autori Rrahim Sadiku, pastaj një dokumentar i përgatitur nga Sabri Pajaziti si dhe aktiviteti përfundimtar i shënimit të këtij përvojetori të madh është akademia solemne që do të mbahet ne dhjetor të këtij viti”, tha Xhevdet Shabani.
Udhëheqë të AKV “Kastriotët” potencuan se ky vit është ndër vitet më të mira për artistët që tashmë kanë krijuar emër nga kjo shtëpi e madhe kulturore, sepse shpejt pritet edhe profesionalizimi i Ansamblit.
Hapat e ndërrmarrë së fundi janë shumë shpresdhënës sipas tyre.

“Aktualisht në këtë ansambël janë aktiv grupi i vallave, grupi i folklorit, orkestra dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet të bëhët profesionalzimi i këtij ansambi, ku do të zgjedhet trupi drejtues, do të zgjdhet drejtori artistik dhe gjithçka do të rregullohet sipas ligjieve në fuqi”, tha kryetari i AKV “Kastriotët“ Xhevdet Shabani.
Ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët” me një veprimtari më shumë se 50 vjeçare ka qenë i pranishëm në shumë ngjarje e përvjetore kulturore në Ferizaj, ku ka shpalosur vlera të mirëfillta artistike. Por ngjarja e së shtunës konsiderohet si njëra ndër aktivitetet më të rëndësishme përgjatë 50 viteve të funksionimit.
Veq shumë emrave që kanë kaluar nëpër aktivitetet e këtij ansambli u tha se aktualisht ky ansambël ka 58 anëtarë aktiv.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img