28,03,2024

Aktorët kërkojnë që shkuarja e fëmijëve në teatër të bëhet obligative

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi priti sot në takim Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Enver Petrovci, të cilët paraqitën idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë ti dërgojnë në teatër.

Kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla. Ky aktivitet po ashtu do të ndikonte në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përballimin e vështirësive në procesin mësimor.

Bytyqi, e mirëpriti këtë iniciativë, duke thënë se është shumë e rëndësishme gjetja e mënyrës më të përshtatshme për ta bërë të zbatueshme këtë ide, fillimisht përmes nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ  dhe më pas përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të krijonte mekanizmat e nevojshëm që fëmijët të dërgohen në teatër apo teatri të dërgohet në zonat, ku një gjë e tillë do të krijonte vështirësi financiare apo logjistike.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, me fillimin e zbatimit të mësimit tërë ditor, në kuadër të të cilit janë të parapara edhe aktivitete jashtëkurrikulare, dërgimi i fëmijëve në Teatër do të ishte më lehtë i zbatueshëm.

Aktori Enver Petrovci, nga ana e tij e falënderoi ministrin për gatishmërinë që kjo ide të rregullohet përmes infrastrukturës ligjore, e cila do të rregullonte në mënyrë më të detajuar disa çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img