26,04,2024

Aktivitetet e policisë në rajonin e Ferizajt gjatë javë së kaluar, shqiptohen 1522 gjoba

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/32, i datës 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga data 30.08-05.09.2021, përveç 262 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 1522 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim, ka kontrolluar dhjetëra lokale të ndryshme dhe ka mbyllur 6 prej tyre dhe u ka shqiptuar edhe gjoba kundërvajtës.

Përveç kësaj , policia po bënë edhe verifikimin nga afër të personave që janë në vetë izolim me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , për shkak të infektimit me virusin Covid-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Anti Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.

Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img