26,04,2024

Aksidentohet ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar me makinë derisa po udhëtonte nga shtëpia drejt punës.

Sipas burimeve të Gazetës Express, makina me të cilën po udhëtonte ministri është goditur nga një makinë tjetër nga prapa.

Pas aksidentit ata janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas burimeve të Gazetës Express, shoferi i cili ishte duke drejtuar makinën e ministrit Mustafa është lënduar, ndërsa Ekrem Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe Zyra për Informim në QKUK.

“Zyra per informim ne QKUK, Ju informon se 3 persona kane kerkuar ndihme mjekesore si pasoje e nje aksidenitit ne komunikacion. Me te cilin sipas mjekeve emergjnet, ata kane pasur lendime te lehta. Njera nga ta pas tretmanit mjekesor eshte liruar per ne shtepi. Ndersa te tjeret jane ende duke u trajtuar ne Qendren Emergjente”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img