26,04,2024

AKR përmbyll fushatën në Drenas

Must Read

Përmes një komunikate për media kjo parti kanë thënë se kandidati i tyre për kryetar Elmi Thaçi, ka pasur një pritje madhështore nga qytetarët e Drenasit.

Në fjalën e tij para tyre Thaçi ju bëri thirrje atyre që ta përkrahin AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillim.

Ai tha se programi konkret i AKR-së për Drenasin është një shpresë e re e cila i është paraqitur qytetarëve të këtij rajoni.

Thaçi ju premtoi atyre që do të jetë gjithmonë në krye të detyrës duke i zbatuar të gjitha planet dhe projektet e Aleancës Kosova e Re për zhvillim të Drenasit.

Në përkrahje të kandidatit Thaçi para qytetarëve foli edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“AKR-ja e ka zgjedhur Elmiun dhe ai ka një përkrahje të madhe nga unë. Ka aq shumë punë për të bërë dhe ne do ta harmonizojmë këtë gjë duke i angazhuar njerëzit nëpër fabrikat që jemi duke i ndërtuar tashmë. Ju do të bindeni shumë shpejtë me synimet e AKR-së. Ne e duam punën dhe suksesin, ne kemi dëshmuar që mundemi prandaj qytetarë të dashur zgjedhja është e juaja, votoni AKR-në, votoni numrin 10” , është shprehur lideri i AKR-së.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img