25,04,2024

AKR në Drenas: Koalicioni i nënshkruar në mes Nismës dhe AKR-së është i pavlefshëm

Must Read

Kandidati nga radhët e AKR-së në Drenas Elmi Thaçi dhe kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj bashkë me liderin e Nismës Fatmir Limaj, dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri kanë nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni për komunën e Drenasit.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline, shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR-së, në Drenas, Durim Neziri ka theksuar se kjo marrëveshje është e njëanshme, dhe nuk është e vlefshme.

“Marrëveshja e nënshkruar është e njëanshme nga kryetari Bahtiri dhe kryetarët e degës Nehat Thaçi, marrëveshje kjo që është përgjegjësi vetëm e atyre dyve nuk ka të bëjë me kryesinë dhe strukturat e  AKR-së në Drenas”, ka thënë Neziri.

Sipas këtij të fundit qëndrimi i AKR-së në Drenas ende nuk është bërë i ditur në lidhje me balotazhin që do të zhvillohet me 28 dhjetor.

“Shumë shpejtë si degë, si kryesi dhe si strukturë do të dalim me një qëndrim përfundimtar dhe të ju tregojmë se si do të jetë pozicioni jonë gjatë këtij balotazhi”, ka shtuar Neziri.

Sipas këtij të fundit ky nënshkrim është i pavlefshëm dhe nënshkrimi është vetëm i kandidatit Thaçi dhe kryetarit të Mitrovicës, Bahtirit.

“Bahtiri nuk ka të drejtë me u përzi në punët dhe çështjen e zgjedhjeve në Drenas, Bahtiri është kryetar i Mitrovicës nuk ka asnjë pozicion të caktuar në Aleancën Kosova e Re edhe çdo gjë që është nënshkruar sot nuk përputhet me pozicionin e AKR-së në Drenas”, ka shtuar Neziri.

Sipas tij të drejtën për të bërë këtë nënshkrim Bahtirit, ia ka dhënë marrëveshja interne që kanë Bahtiri dhe Limaj në mes vete, e cila marrëveshje sipas tij mund të jetë vetëm për interesa personale dhe asgjë më shumë.

“Për asnjë moment asnjë person i caktuar nuk është konsultuar në lidhje me këtë marrëveshje, dhe kjo marrëveshje është ero për kryesinë e AKR-së në Drenas, dhe kjo marrëveshje është vetëm interne në mes Limajt dhe Bahtirit dhe vazhdon të mbetet vetëm interes i ngushtë i këtyre dy personave”, ka përfunduar Neziri.

Duhet përkujtuar që pak minuta më parë marrëveshja e koalicionit në Drenas në mes Nismës dhe AKR-së është nënshkruar në ambientet e Nismës për Kosovën në Prishtinë./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img