29,03,2024

AKK-ja dënon sulmin ndaj Shpend Ahmetit

Must Read

shpend-ahmeti_9377

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton GazetaBlic.

Sipas një kumtese për media, AKK dënon sulmin që i është bërë Ahmetit.

“Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon sulmin ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës dhe anëtarit të Këshillit të Kryetarëve z.Shpend Ahmeti gjatë përcjelljes së një ndeshje sportive në Shkup”, thuhet në këtë kumtesë.

Më poshtë, mund ta gjeni të plotë reagimin:

Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon sulmin ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës dhe anëtarit të Këshillit të Kryetarëve z.Shpend Ahmeti gjatë përcjelljes së një ndeshje sportive në Shkup.

Sulmi ndaj kryetarit të komunës dhe largimi nga tribunat, qoftë edhe si tifozë në një ndeshje sportive, mund të cenoj sigurinë e lëvizjes.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit të Shkupit që ndaj autorëve të këtyre akteve të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img