27,04,2024

​A e ka braktisur Labi përfundimisht AKR’në? Tregon vetë ai

Must Read
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, i njohur gjerësisht si Labi, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.

Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK’së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri në T7. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.

Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në AKR.

“Jam i paparashikueshëm”, është shprehur ai. “Por, nuk e dëmtoj shoqërinë asnjëherë”, ka thënë Tahiri. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/a-e-ka-braktisur-labi-perfundimisht-akr-ne-623732/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img