20,04,2024

Ahmeti flet për ‘keqinformimin’ e portaleve, qytetarja: Merru me ndotjen e ajrit

Must Read
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Ahmeti ka cituar një thënie të aktorit hollivudian, Denzel Washington, i cili thotë se “nëse nuk i lexon mediat je i painformuar, në qoftë se i lexon je i keqinformuar”, shkruan lajmi.net

“Kjo vlen për një numër të portaleve/mediave te ne”, ka shtuar Ahmeti.

Por ka dal një qytetare që i ka treguar Ahmetit se me çfarë duhet të merret konkretisht. Ajo, e shqetësuar me ndotjen ajrit, e cila nga matjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë po cilësohet si e rrezikshme, i ka thënë Ahmetit që të merret me këtë problem, e jo me gjëra të dorës së dytë.

“Shpejt kemi me u smu prej kancerit të mushkërive, reagoni për këtë problem, mos u merrni me gjëra të dorës së dytë”, shkruan ajo.

Ahmeti përpiqet të arsyetohet se është marrë me çështjen e ndotjes së ajrit që dy vite dhe si zakonisht, thotë se do të kërkojë masa nga Qeveria.

“Qe dy vite flas për këtë çështje, marrim masa që i takojnë komunes zbusim ndotjen, në janar i vendosim 6 pika të matjes dhe flasim për këtë problem, kërkojmë masa nga qeveria”, shkruan Ahmeti.

Madje ai hedh dyshime edhe për matjet që po i bën Ambasada e SHBA-së.

“E qet ambasada amerikane nje mates në pikën më të lartë afër Obiliqit dhe krejt deklarojnë qe një javë po vdesim prej kancerit?”, ka shkruar ai.

Ahmeti shton mw poshtw se ndotja nuk ka filluar tani kur kanw filluar edhe matjet, por megjithatë sipas tij, zgjidhja nuk mund tw bwhet brenda natës.

“Obiliqi nuk mbyllet brenda nates. Qymyri nuk hiqet brenda nates. Politikat e tjera i kemi zbatuar. Kemi reduktuar shpenzimin e rrymes per 25 perqind gjate dimrit ne Prishtine. Kemi reduktuar me Termokos perdorimin e formave tjera. Kemi mbjellur mijera drunj. Autobuset po i blejme me reduktu ndotjen. Tash ka mbet qeveria me vepru”, ka komentuar kreu i Prishtinës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img