27,04,2024

Ahmeti e Nulandi flasin për tejkalimin e krizës në Maqedoni

Must Read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar në Ambasadën Amerikane në Shkup me ndihmëssekretaren Amerikane të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Viktoria Nuland. Në këtë takim Ahmeti dhe Nulandi kanë diskutuar për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në Maqedoni dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese euroatlantike.

Ndihmëssekretarja Nuland ka shprehur vlerësimin e SHBA-ve për rolin konstruktiv të Ahmetit në drejtim të arritjes së zgjidhjes si dhe për bashkëpunimin e afërt me autoritetet amerikane.

Ndërsa, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e ka siguruar Nulandin se subjekti që drejton është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së krizës. Ai ka shprehur optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim. “Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti, e ka njoftuar Nulandin për propozimet e BDI-së mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe medieve si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme. Duke u ballafaquar me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, Ahmeti ka kërkuar mbështetjen e Amerikës për vijimin e rrugës integruese në NATO dhe BE.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img