26,04,2024

Agron Selmani: Stadiumi nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj, për këtë ka disa arsye

Must Read

Stadiumi nacional për Përfaqësuesen e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspakt.

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë.

Derisa po zhvillohet ky debat, mendim për këtë çështje ka dhënë edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani.

Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj

Ish-‘timonieri’ i Ferizajt ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Ferizaj, dhe se për këtë ka dhënë disa arsye.

Shkrimi i plotë i Selmanit në ‘Facebook’:

  • Qyteti i Ferizajt, është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë – Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosoves ( Prishtina) dhe poashtu 42 km nga Shkupi nga kryeqyteti i Maqedonis se veriut ,Ferizaj është natyrshëm i lidhur edhe me qytetin e madh të futbollit qytetin e Tetovës,Ferizaj poashtu është i vendosur në mes të qyteteve Gjilan(Viti-Therand) dhe Prizren me një qasje të lehtë deri në Ferizaj.
    -Qyteti i Ferizajit me kohë ka ndarë zonën sportive me mbi 27 hektar tokë me tërë infrastrukturen e nevojshme ,zonë kjo që ndodhet në kuadrin e palestrës sportive Bill Klinton ku është edhe stadiumi i qytetit të Ferizajit si dhe palestra sportive “Bill Klinton”
    -Pozicioni i till bën që stadiumi të ketë një qasje shumë të lehtë në të dy autostradat ( Prishtinë-Prizren-Kukes -Tirane si dhe Prishtinë -Ferizaj-Shkup)
    -Ferizaj në afërsi ka edhe aeroportin ndërkombetar “Adem Jashari” me qasje nga të dy autostradat por edhe me lidhjen e rrugës magjistrale Ferizaj –Prishtine nëpërmjet Lipjanit e cila mbase mund të jetë me afër se edhe vet kryeqyteti.
    -Qyteti i Ferizajit ka poashtu edhe lidhjen hekurudhore me stacionin e saj mu në qendër të qytetit ,kurse zona sportive është larg stacionit hekurudhor 25 minuta ecje në kembë.
    -Qyteti i Ferizajit ka kapacitete turistike dhe hoteliere të mjaftueshme për të akomoduar edhe mysafir të rangut më të larte por edhe adhuruesit e lojes se futbollit ,dhe te gjitha keto në afersi të zonës sportive.
  • Zona sportive në qytetin e Ferizajit është një zonë me mbi 27 hektar tokë me mundesi të zgjerimit e cila zonë në tërsi është një zonë e urbanizura dhe e mbështetur me të gjitha elementet përcjellse që një vizitor apo një shikues të ndihet komod jo vetem gjate 90 min te ndeshjes.
    -Qyteti i Ferizajit ka traditen sportive ,por edhe traditen turistike sepse ka në afersi zonën turistike të Brezovices por edhe të Jezercit
  • Në qytetet (Prishtine, Drenas ,Mitrovic,Gjilan,Prizren jan të realizuar apo jan në realizim projektet per stadiume) ,pse të dublifikohen investimet !?
  • Rajoni i Ferizaji( Ferizaj,Kaqanik,Shtime ,Elez Han) ështe një rajon që historikisht u ka prirë shumë proceseve,shoqerore, politike por edhe sportive ,megjithat Ferizaj dhe Rajoni i Ferizajit nuk është se ka marr ndonje cmim të vecant për sakrificën e bërë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img