13,07,2025

Agjencitë e pavarura, strehë e militantëve partiakë

Must Read

Mungesa e një tradite demokratike dhe institucionale në Kosovë ka bërë që të themelohet një numër i madh i agjencive të pavarura (rreth 36) pa pasur një analizë të detajuar për nevojën e themelimit të tyre.

Edhe pse këto agjenci filluan të themeloheshin për të përmbushur kërkesën e faktorit ndërkombëtar, ato nuk reflektojnë nevojat dhe specifikat e vendit shkruan sot Koha Ditore.

Krijimi i tyre, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, është bërë edhe si tendencë e partive politike me qëllim të punësimit të njerëzve mbi baza nepotiste dhe politike.

Bordet e agjencive të pavarura vazhdojnë t’iu shërbejnë partive politike për t’i strehuar njerëzit partiakë. Shumë agjenci kanë alokuar buxhetin e tyre për përfitime personale, për paga tejet të larta krahasuar me standardin e jetës në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img