26,04,2024

Agjenci nga Shqipëria, Ulqini dhe nga vendi promovojnë turizmin

Must Read

panairi-i-turizmit-210416

Agjenci turistike nga Shqipëria, Ulqini dhe nga vendi po promovojnë një gamë të gjerë të destinacioneve turistike dhe ofertave të ndryshme në Panairin e Turizmit, Hotelerisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016”, i cili u hap sot në Pallatin e Rinisë me edicionin e 13-të me radhë.

Në hapje u vlerësua se ky panair është një mundësi e mirë për këmbimin e përvojave, arritjen e kontratave dhe promovimin e produkteve të reja.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha po bëjnë përpjekje që ta rrisin efikasitetin dhe ta promovojnë ambientin e biznesit që Kosova të bëhet si destinacion turistik. Sipas Bajramit, nëse kosovarët shkojnë t’i kalojnë pushimet gjatë verës në Shqipëri dhe në Mal të Zi, duhet që edhe qytetarët e këtyre dy vendeve bregdetare të vijnë të shijojnë lartësitë e bjeshkëve në Kosovë.

Ajo tha se kanë hartuar Planin për Zhvillimin e Turizmit deri në vitin 2020, që është në fazën përfundimtare.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Ardit Qollaku, tha se Kosova dhe Shqipëria kanë një traditë, një gjuhë dhe një komb dhe operatorët turistik, që nëpërmjet pakove të tyre të përbashkëta të krijojnë nismën dy paleshe të shkëmbimit të vizitorëve mes Kosovës dhe Shqipërisë që të ketë një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të turistëve nga të dyja anët.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu tha se Ulqini mbetet perla e turizmit në rajon, me qytetin e pastër dhe me ujin e kthjellët të detit.

Në panair po marrin pjesë Agjenci turistike nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria për promovimin e turizmit. Panairi mbetet i hapur sot dhe nesër.

Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë është hapur edhe panairi ndërkombëtar i edukimit, për të cilin ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se pa edukim nuk ka as turizëm dhe as zhvillim.

Ministri Bajrami tha se pa dyshim se Kosova ka një rini shumë inteligjente, e cila meriton që të ketë një edukim dhe aftësim profesional të nivelit Evropian.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img