26,04,2024

Agim Bahtiri zgjidhet Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Must Read

Bahtiri u zgjodh me shumicë votash, njofton KlanKosova.

Duke i falënderuar delegatët e për besimin e dhënë, ai tha se Mitrovica ka pasur shumë probleme në kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit.

“Ne e kemi gjetur Mitrovicën në gjendje të mjerueshme, të ndarë, pa siguri, pa shëndetësi dhe në varfëri të madhe dhe me ardhjen tonë në qeverisje të Komunës, kemi stabilizuar gjendjen politike dhe të sigurisë, kemi zhvilluar ekonominë edhe përkundër pengesave të shumta që kemi pasur nga Qeveria” është shprehur ai duke shtuar se, “AKR-ja nuk e ka lejuar as shitjen e Trepçës dhe po ashtu ka arritur ta depolitizojë arsimin”.

Bahtiri ju ka premtuar bashkëqytetarëve të Mitrovicës se AKR-ja do të vazhdojë edhe më tej me misionin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në Kuvendin Zgjedhor të AKR-së ishte dhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, i cili tha se është koha e rilindjes së vetëdijes qytetare, “të cilët tashmë e kanë kuptuar që vetëm me AKR-në mund të arrihet zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike mbi 10%”.

“Sot ka lindur shpresa për Mitrovicën dhe kjo po dëshmohet edhe me prezencën dhe përkrahjen tuaj, ne do të jemi me ju çdo herë, për një jetë me të mirë për të gjithë”, tha ndër të tjera lideri i AKR-së.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img