20,04,2024

Agim Aliu uron mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit-7 Marsin

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu  sot ka uruar të gjithë mësimdhënësit për  Ditën e Mësuesit- 7 Marsin. Në urimin e tij, Aliu ka përkujtuar edhe historinë e fillimit  të shkollës shqipe në Ferizaj.

Ky është postimi i plotë  i kryetarit Aliu

Sot, në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, kujtojmë rrënjët e arsimit ferizajas, shkollën e parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali” që u hap 80 vite më parë, më 1941.

Përpjekja për liri, sakrificat e panumërta, përveç gjakut të derdhur për liri të Dëshmorëve të Kombit e martirëve për lirinë, mbajnë edhe vulën e mësuesve, që frymëzuan e i mësuan brezave me misionin e tyre fisnik, shtigjet e lirisë.

Nga një numër i vogël mësimdhënësish që trasuan rrugën e dijes, sot Ferizaj ka 1562 mësimdhënës e qindra mësimdhënës në pension që për dekada dhanë kontribut në arsim, e që sot i uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img