Ferizaj

Agim Aliu uron Biden për fitoren: Kosova e shqiptarët kudo kanë fatin ta kenë mikun e mbështetësin e tyre në krye të superfuqisë botërore


Publikuar më:


Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka përgëzuar kandidatin demokrat, Joe Biden, për fitimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Në tokën e Ferizajt përveç bazës ushtarake “Bondsteel”, më të madhen të KFOR-it amerikan në Evropë, lartësohet dinjitetshëm edhe Memoriali dedikuar shërbimit në vendin tonë, të të birit të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, Joseph R. “Beau” Biden III, skaj rrugës nacionale që mban emrin e tij.”

“Miku i vjetër i shqiptarëve, përkrahësi energjik i përparimit tonë si shtet e komb, Presidenti Joe Biden ka shqiptarët, ka Kosovën, ka Ferizajn, një lidhje të pashkëputshme e copëze zemre.”

“Kosova e shqiptarët kudo kanë fatin ta kenë mikun e mbështetësin e tyre në krye të superfuqisë botërore – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urime zgjedhja e Presidentit të 46-të të ShBA-ve, Joe Biden” ka shkruar Aliu.

To Top