25,04,2024

Agim Aliu priti pianistin me suksese ndërkombëtare në piano, Arlind Lamaxhema

Must Read

 

Ferizaj.01.11.2018. Mëngjesin e sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim pianistin e suksesshëm ferizajas, Arlind Lamaxhema, i cili është kurorëzuar me disa çmime në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ai në këtë takim shoqërohej nga profesori i Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, Rinor Aliu.

Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shprehu mbështetjen e plotë të tij dhe qeverisjes lokale dhe stimulimin e talentëve përmes programeve të ndryshme që ofrohen nga drejtoria e arsimit dhe ajo e kulturës, rinisë dhe sportit. Ai madje tha se nxënësit si Arlindi gjithmonë duhet të përkrahen dhe të motivohen në mënyrë që qyteti ynë të jetë i përfaqësuar gjithmonë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Gara e fundit në të cilën mori pjesë Arlindi ishte ajo e solo këndimit dhe pianos në Tetovë ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Ai thotë se është i motivuar që karrierën e tij, ta vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrë që t’i sjell suksese Ferizajt.

Se muzikën e ka pasion e ka thënë Arlindi. Ai madje ka shtuar se do të jetë pjesë edhe shumë ngjarjeve të tilla, por që do t’ia dal ngase e ka përkrahjen e familjes dhe të shkollës. Madje shprehet i lumtur që me këtë sukses e ka bërë krenare jo vetëm familjen, por shkollën, qytetin edhe vendin. Ndërsa mësimdhënësi i tij, Rinor Aliu i cili ka thënë konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por që sipas tij sukseset nuk mungojnë kur ka një angazhim të dukshëm. Këtë sukses nuk e ka pritur, por që këtë e ka bërë Arlindi, i cili siç thotë është njeri i skenës. Ai ditëve në vazhdim do të jetë pjesë edhe shumë koncerteve brenda dhe jashtë Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img