26,04,2024

Agim Aliu paralajmëron kryesi të re të KH Kastrioti

Must Read

Pas shumë polemikave dhe situatave që u zhvilluan ditëve të fundit me Klubin e Hendbollit “Kastrioti”, sot kryetari i Ferizajt Agim Aliu  ka paralajmëruar  formimin e një kryesisë të re   dhe ditë të mira për këtë klub.

“Historia e KH “Kastrioti” (Meshkujt), do të vazhdoj ta përcjellë klubin me suksese të shumta, trofe për Ferizajn e dashamirët e hendbollit ferizajas. Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re që garantojnë sukseset e klubit” ka shkruar Aliu.

Por  pas kësaj situate, jo vetëm me KH “Kastrioti”  por edhe me klubet tjera që veprojnë në Ferizaj diçka sikur nuk shkon.

Këto klube a janë pronë e Komunës apo janë ekipe  të regjistruara si OJQ?

A e duan vërtet sportin ferizajasit aq sa u “vajtua” këtyre ditëve nëpër medie?

A është komuna fajtori kujdestar për klubet sportive që veprojnë në komunën e Ferizajt nëse ato dështojnë?

A ka Ferizaj vërtetë biznese të fuqishme (Ashtu  siç flitet zakonisht) që do të mund të mbanin  këto klube, ashtu si veprohet me të gjitha klubet në shtetet tjera?

Si i’a bëjnë një pjesë e klubeve të cilat asnjëherë nuk marrin  donacione nga Komuna por korrin suksese?

Nësë vërtet ferizajasit e duan sportin, nëse e duan “Kastriotin”  (Emblemën ferizajase) pse në ndeshje  janë vetëm familjarët e  lojtarëve?

Ku janë sportëdashësit dhe dashamirët e klubit, të cilët po ta donin  klubin, do ta mbushnin sallën dhe me të hyrat e biletave sdo të kishte nevojë të pritet lëmosha e askujt?

A i duan vërtet ferizajasit klubet e tyre aq sa dinë të vajtojnë për to?…..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img