03,07,2025

Agim Aliu konfirmon përfundimin e shkollës speciale të kulturës fizike në Ferizaj

Must Read

Kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati për një tjetër mandat në krye të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, ka konfirmuar përfundimin e shkollës speciale të kulturës fizike në Ferizaj.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo shkollë e projektet tjera të kulturës e sportit janë oferta më e mirë për të rinjtë.Më poshtë edhe postimi i plotë.

Shkolla speciale e kulturës fizike, një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë

Qeveria e drejtuar nga unë, ka moshën më të re të udhëheqësve politik në historinë politike të Ferizajt. Projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e projektimit e punën e të rinjve. Po, të rinjve i besuam përgjegjësi të larta shtetërore e bashkëqeverisëm.

Këtë standard të vendosur nga ne, do ta fuqizojmë edhe më shumë, me të rinj në krye të institucioneve, projekte kreative e zgjidhje praktike të cilat sot shpalosa me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj.
Shkolla Digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni e padyshim edhe nisma tjera, janë oferta jonë për të rinjtë, besim që e kemi dëshmuar gjithmonë.

E sponsorizuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img