01,05,2024

Agim Aliu falënderon punëtorët shëndetësorë në Ferizaj

Must Read

Në ditën e fundit të 2020-tës , kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar punëtorët shëndetësor të QKMF-së dhe Spitalit të Ferizajt.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ti falënderojë për punën  dhe përkushtimin e tyre në luftë me pandeminë e COVID-19.

“Ne i themi FALEMINDERIT dhe i duartrokasim përkushtimit të tyre, mantelbardhëve, punonjësve të Policisë, punonjësve të mirëmbajtjes, inspektorëve, administratave të të gjitha niveleve, ekipeve të ndihmave ushqimore, psikologëve e logopedëve, gazetarëve dhe donatorëve të shumtë që 2020-tën i dhanë dritë në tunelin e zymtësisë nëpër të cilën kaluam” ka thënë Aliu.

E punëtorët shëndetësorë  me këtë rast kishin organizuar një pritje  për kryetarin të cilin e falënderuar për mbështetjen e treguar  gjatë kohës së pandemisë.

“Gjuha shqipe ka një fjalë magjike, më fisniken thënë nga shpirti, FALEMINDERIT!

Sot, vizitova heronjtë e 2020-tës, mantelbardhët, për t’i falënderuar, me fjalë zemre e kurajon që na dhanë, me përpjekjen e tyre që megjithatë jeta ta mund vdekjen.

Shembuj si Ferizaj, rrallë hasen. Të tri nivelet e shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë  Familjare, Spitali i Përgjithshëm dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, punonjësit e tyre, ishin bashkë e gati kurdoherë, pa pushim gjatë gjithë vitit, për qytetarët.

Ne i themi FALEMINDERIT dhe i duartrokasim përkushtimit të tyre, mantelbardhëve, punonjësve të Policisë, punonjësve të mirëmbajtjes, inspektorëve, administratave të të gjitha niveleve, ekipeve të ndihmave ushqimore, psikologëve e logopedëve, gazetarëve dhe donatorëve të shumtë që 2020-tën i dhanë dritë në tunelin e zymtësisë nëpër të cilën kaluam”ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img