29,03,2024

Agim Aliu falënderon mantelbardhët e Ferizajt

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar mantelbardhët e Ferizajt e me theks të veçantë ekipet e vaksinimit të  cilët me muaj po merren me vaksinimin e  mijëra qytetarëve kundër virusit Covid-19.

F A L Ë N D E R I M!

Çdo ditë shumë jetë të shpëtuara, çdo orë përkushtim për shëndetin e pacientëve, çdo sekondë gati e asnjëherë me përtesë për t’i shërbyer qytetarëve, me pafund sfida e rreziqe, pa pushim e pa kohën e mjaftueshme për familjen, është kjo puna kolosale e mjekëve, infermierëve e stafit tjetër shëndetësor e teknik në përballjen me pandeminë në Ferizaj.

 Veçanërisht janë ata që pakursim, çdo ditë, pranë Qendrës së Vaksinimit në Ferizaj, vaksinojnë mijëra qytetarë ferizajas kundër virusit që ka marr përmasa të frikshme.

E pra ata kanë emra të përveçëm, të cilëve i rezervoj falënderimin e mirënjohjen publike siç janë:

Bekim Salihu – Koordinator i Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Platformës së Vaksinimit, Dr. Drita Emini – Koordinatore e Imunizimit, Dr. Hesat Shatrolli – Koordinator i Cilësisë, mjekët: Leutrim Shabani, Endrit Shatrolli, Meriton Bytyqi, Shkëndije Hashani, Kastriot Rexhepi, Blerim Dinolli, Helena Palushi, Diana Rrahmani, Ibadete Bucaliu, Arjeta Nuhiu, Shqipdon Zeneli, Urim Çerkini, Edona Terziu, Ilirjana Latifi, Agon Asllani si dhe infermierët: Bardha Ahmeti, Egzona Nrecaj, Erza Salihu, Fitore Mehmeti, Zana Zeçiri, Gentiana Hajdini, Shpresa Maloku, Blerinë Zeçiri, Anduena Fazliu, Arta Plakaj, Ardhmërie Shaqiri, Egzona Shala, Albulena Ibrahimi, Teuta Haxhimusa, Albana Govori, Shqiponjë Pajaziti, Drenit Karaliti, Lumnije Grainca, Elfete Mehmeti, Besiana Mustafa, Antigona Osmani, Blertinë Sejdiu, Haki Beqiri, Miside Shabani, Malsore Salihu, Ermira Rama, Aurela Bajrushi, Erblina Behluli, Mirjeta Esati, Gerona Lami, Liza Rexhepi, Dorontina Aliu, Egzona Bajrami, Marigona Beqa, Lauretë Etemi, Lauritë Behluli, Erdita Frangu, Elhame Braha, Fitnete Hyseni-Mehmeti, Enisa Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img