27,04,2024

Agim Aliu bënë historinë e Ferizajt, përfundon projektin “Bashkimi i Qytetit” (Video)

Must Read

Sot, në prani të një numri të madh të qytetarëve, në orët e mbrëmjes u lëshua në funksion projekti më i madh i realizuar në historinë e Ferizajt, “Bashkimi i Qytetit”

Është ky nënkalimi me një gjatësi prej 700 metrash i cili përshkon qendrën e qytetit, nga lindja në perëndim dhe lidhë të gjitha arteriet kryesore të qarkullimit në Ferizaj, i ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe me rreth 200 parkingje nëntokësore.

Është një projekt që kërkonte  guxim, vendosmëri  dhe ballafaqim me shumë sfida që mund ta përcjellnin këtë projekt.

Me gjithë skepticizmin e disave, Agim Aliu nuk u ndal. Vazhdoi punën dhe mbajti premtimin se ky projekt do të realizohet dhe sot e bëri realitet.

Për dekada qyteti i Ferizajt u identifikua me një foto të kamarierit, por nga sot, së paku në Kosovë, tani e tutje, ka me çka të identifikohet, me një projekt që do ta kenë lakmi edhe qytetet me të mëdha në rajon.

Këso lidershipi i duhet një qyteti, që brenda një mandati bënë vepra që  të mbetet në historinë e qytetit.

Por natyrisht kjo u bë edhe me mbështetjen e grupit të ekspertëve më të mirë ferizajas të cilët shkrinë gjithë dijen e tyre që këto projekte të dalin sa më mirë, të jenë jo vetëm të shfrytëzueshme por edhe atraktive për qytetarët.

Nga sot kjo është pronë e Ferizajt dhe e qytetarëve të Ferizajt

E gëzofsh Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img