26,04,2024

Agim Aliu: 6 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgohen për trajtim në Turqi, sot ose nesër

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një prononcim për IndeksOnlinen ka bërë të ditur se gjashtë të lënduar, të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të dërgohen për trajtim, në Turqi.

Ai tha se Këshilli profesional i mjekëve sot ka vendosur se ata duhet të dërgohet urgjentisht jashtë vendit për trajtim.

Sipas Aliut, udhëtimi i tyre do të bëhet pas plotësimit të dokumentacionit, sonte në orët e vona ose nesër në mëngjes.

“Trajtimi i të lënduarve jashtë vendit është i domosdoshëm. Sot Këshilli profesional i mjekëve  në kuadër të ShSKUK-së ka vlerësuar se 6 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe duhet të dërgohen urgjentisht jashtë vendit për trajtim.

Po bëhet gati dokumentacioni i nevojshëm, tanimë është në duart e Ministrisë së Shëndetësisë. Udhëtimi i tyre do të bëhet sonte në orët e vona ose nesër në mëngjes”, tha ai.

Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë trajtuar katërmbëdhjetë persona.

Se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka konfirmuar edhe anesteziologu, Shaqir Uka.

Ai ka sqaruar se ata janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror dhe kanë shkallë të djegies nga 35% deri në 50%, kurse mosha e tyre sillet nga 25 deri në 45 vjeç.

“Gjashtë prej tyre, më saktësisht pesë të cilët kanë qenë me lëndime më të rënda janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror, kurse njëri prej tyre është dërguar në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Mosha sillet nga 25 deri në 45 vjeç. Shkalla sillet nga 35% deri në 50%. një pacientë në gjendje të rëndë i rëndë, por edhe të tjerët janë të rrezikuar për jetën se e kalojnë shkallën e djegies mbi 35%”.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në një restaurant në kompeksin “The Village” ka ndodhur një shpërthim ku ka shpërthyer një bombolë gazi dhe si pasojë 43 persona kanë pësuar lëndime trupore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img