19,04,2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës fiton çmimin Energy Globe Award

Must Read

Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada Austriake, janë prezantuar të nominuarit, kompani dhe persona të cilët kanë kontribuar në implementimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit.

Limak Kosovo J.S.C. ka krijuar një sistem të menaxhimit të ujit të pijshëm dhe të trajtimit të ujërave të zeza, dhe ka arritur që të ul konsumimin e ujit në Aeroport për 47%, gjithashtu iu ka siguruar fshatrave në rrethinë ujë të pijshëm të cilat deri atëherë nuk kishin pasur qasje në ujësjellës, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur një sistem të vjetërsuar të gypave të ujit, dhe uji humbej nga gypat para se të arrinte në Aeroport. Në kohëra të thatësirave të mëdha, Limak ka vendosur që të krijojë një sistem i cili ulë konsumin, rrit kursimet e kostos, dhe i ndihmon mjedisit përreth. Gjithashtu ka ndërtuar një sistem të ujitjes së fushave të gjelbra me ujë të shiut.

Energy Globe Awards e cila për qëllim ka rritjen e vetëdijesimit të për praktikat dhe projektet më të mira të cilat janë të disponueshme, pranon aplikime nga 177 shtete nga iniciativat e vogla dhe të thjeshta deri te ato të avancuara dhe të shtrenjta. Çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit të Botës së Kombeve të Bashkuara (5 qershor) shpallen fituesit ndërkombëtar dhe kombëtar të cilët kanë implementuar projekte që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.

Limak është fitues kombëtar për sivjet për ndërtimin e sistemit të menaxhimit të ujërave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

aeroporti

aeroporti1

aeroporti2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img