23,04,2024

Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ju që do të udhëtoni

Must Read

Për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë Aeroporti “Adem Jashari” ju rikujton se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit.

Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:

“-Testet për COVID 19

-Dokumentacionin e vaksinimit

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen çdo ditë për shkak të pandemisë

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit përshkak të pandemisë

-Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit

-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test

-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit

Poashtu ju lusim që të rishikoni rregullat e hyrjes në shtetet ku ju udhëtoni para paraqitjes suaj në sportelet e ANP-së (check-in) e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve për shkak të kontrollit të dokumenteve të lartshënuara.

Më tej, ju njoftojmë se jemi duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve dhe mirësisht ju lusim për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img