28,03,2024

ADMINISTRIMI USHTARAK NË KOSOVË 8 -II- 1945

Must Read

Vendimin për vendosjen e administrimit ushtarak e mori Tito me urdhër të veçant nr.31,më 8 shkurt 1945,në Beograd,në një takim me ushtarakë serb:Savo Derleviqin,Gjuro Medenicën dhe Kersta Filipoviqin.

     Në arsyetimet thuhet:

“Duke përcjellë gjendjen në Kosovë dhe Metohi,e cila nga fundi i janarit do të keqesohet së tepërmi,nga paraqitja e grupeve të armatosura balliste,në të cilat ndodheshin rreth 10.000 mijë kryengritës,që rrezikonin jetën e qetë të qytetarëve dhe të organeve të pushtetit popullor dhe me synim që të kthenin regjimin fashist,Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë,nxjerr urdhrin që në Kosovë e Metohi të vendoset Drejtoria Ushtarake me qëllim që sa më parë të likuidohet armiku e që të krijohen kushtet për punë të papenguar të pushtetit popullor dhe të qytetarëve”.
Drejtoria ushtarake në Kosovë do të ketë në dispozicion të përhershëm Tri divizione me 30 mijë ushtar të rregull.Atyre do t’i bashkohen edhe 12 mijë trupa të tjera rezervistësh dhe njësi vendore.
Detyrë kryesore e pushtetit ushtarak ishte “shpartallimi i forcave kundërrevolucionare” dhe vazhdimi i “mobilizimit të të rinjve shqiptarë”,përr formimin e njësive të reja.
Administrimi ushtarak në Kosovë u vendos në kohën kur organet më të larta të PKJ dhe të UNÇJ kishin vendosur që Kosova,si njësi autonome t’i aneksohej Republikës së Serbisë.
Aministrimi ushtarak i dha karakter të organizuar fushatës së egër të terrorit dhe asgjësimit fizik të shqiptarëve duke e arsyetuar atë si “luftë kundër reaksionit shqiptaromadh”.
Për drejtimin e pushtetit dhe të Shtabit Operativ u ngarkuan si komandant koloneli Sava Dërleviç dhe si komisar nënkolonel Gjuro Medenica. Komandant i Zonës Ushtarakë të Kosovës u emërua Nikolla Bozhoviç.
Veprimtaria,përbërja kombëtare e organizatave dhe në përgjithësi e administratës shtetërore,masat e marra për të ndaluarpërdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar,politika e terrorit e bënin popullin shqiptar që të jetoi i në kushte të rënda të okupimit Të gjithë ata që guxonin të kritikonin veprimtarinë e pushtetit ushtarak dhe partiak patën fund të hidhur.
Në zbatimin e politikës antishqiptare rolin kryesor e kishin repartet e OZN-as jugosllave. .
Administrimi ushtarak në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të okupuara nga serbët kishte për qëllim që me masa brutale të thyej moralin e lartë të shqiptarëve. Rezistencën e udhehiqte patrioti Shaban Polluzha.Repartet e shumëta ushtarake,të armatosura deri në dhënë ,arritën të rrethonin Shtabin dhe udhëheqësin e kryengritjes Shaban Polluzhën. Përleshjet ishin të përgjakshme dhe morën përmasat e luftimeve frontale. U përdor artileria e rëndë dhe aviacioni luftarak. Për justifikimin e masakrimit të shqiptarëve,pushteti i vendosur ushtarak deklaronte së po”zhduken mbeturinat e reaksionit.”
Pushteti ushtarak dhe OZN-a vendosnin mbi jetën e shqiptarëve dhe mbi të ardhmene tyre.
Komandant ushtarakë ishin serbe,malazeze dhe maqedonas . Ata ishin zbatuese të urdhave të Beogradit,Podgoricë dhe Shkupit.
Sipas Xheladin Hanës,Ish anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe ish drejtor i gazetës”Rilindja”,deklaronte 86.000 shqiptarë të vrarë,të therrur e djegur për së gjalli,nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës,23.000 në Rrafshin e Dukagjinit,27.000 në trevën e Vardarit,22.000 bastisje dhe 200.000 të kaluar në duart hetimore të OZN-ës.

Autor : Msc Muhamet Shabani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img