26,04,2024

ACT NOW, 51 të rinjë e të reja ferizajase për një Ferizaj më të mirë

Must Read

Në një organizim të OJQ Etika, mbrëmë u prezantua dhe u promovua grupi i të rinjëve “ACT NOW”, një grup të rinjsh të angazhuar vullnetarisht që të marrin aftësi të reja në avokim, media dhe protokol dhe këto aftësi planifikojnë të i përdorin për të sjellur ndryshime në zonat ku jetojnë dhe në të njejtën kohë të promovojnë vlerat e tyre në qytet.

“Kemi filluar me mënyren se si ne të angazhohemi me njëri tjetrin dhe te krijojmë së bashku një sistem vlerash të përbashkëta për një shoqëri më të mire.” tha Bedri Pajaziti inciator i ACT NOW.

Duke u bazuar me moton “Unë jam qytetar aktiv”, kanë mbledhur 51 djem dhe vajza të qytetit të Ferizajt në një grup jo formal të quajtur ACT NOW ku ideja dhe synimi i këtij grupi është që të fuqizojë dhe të zhvillojë aftësitë këtyre të rinjve për të sjellur ndryshime në zonat ku jetojnë dhe në të njejtën kohë të promovojnë vlerat e tyre në qytet.

ACT NOW në fazën e parë të projektit janë trajnuar nga profesionistë të fushave të ndryshëm dhe planifikojnë që këto aftësi të fituara të i praktikojnë përmes aktiviteteve të tyre.

Në këtë mbrëmje prezentimi këta të rinj morën edhe certifikatat, të cilat u shpërndanë nga disa figura të njohura dhe të respektuara të qytetit të Ferizajt, njëherit edhe duke e festuar përfundimin sukses’shëm të fazës së parë të projektit.

Para të pranishmëve  u prezantuan të gjitha aktivitetet e ACT NOW ku edhe është kërkuar përkrahje institucionale që këtyre të rinjëve të u jepet hapësira e duhur që të zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Si grup jo-formal, ACT NOW ka zhvilluar Avokim, Media dhe Protokol si programet kryesore përmes të cilave janë zhvilluar njohurit dhe aftësitë e pjesmarrësve, duke u munduar që përmes këtij trajnimi të përcjellin idenë dhe mesazhin që të punojmë dhe të i japin vlera pozitive qytetit të Ferizajt./FerizajPress

 

15725995_10211520977248970_1065491517_o

15748056_10211520960888561_115825111_o

11111

15748076_10211520869046265_327393203_o-1

 

15748834_10211520852845860_87503912_o

15784799_10211522629650279_1576836823_o 15778396_10211520875046415_1456523709_o

15776548_10211520877686481_2093250995_o

bik

15725995_10211520878046490_1281725462_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img