29,03,2024

Acar në Siri, moti i keq vështirëson jetën e refugjatëve në çadra (Video)

Must Read

Bora, ajo që në kushte të tjera do të kishte qenë një ngazëllim, sidomos për fëmijët, tani për këta njerëz është armiku i radhës.

“Nuk ka gjë më të bukur se bora, por jeta këtu është tmerrësisht e vështirë. Nuk ka dru për zjarr, para nuk kemi. Kjo është një nga ato situata kur vetëm Zoti mund të të ndihmojë. Është shumë e trishtuar”, thotë një emigrant sirian.

Por të ftohtin e skajshëm nuk po e vuajnë vetëm refugjatët në Siri. Pak ditë më parë, “The Guardian” shkruante se UNHCR-ja dhe Departamenti i Ndihmës i BE-së janë akuzuar nga grupe të tjera humanitare për keqmenaxhimin e miliona eurove të siguruar për ata që janë sot emigrantët më të cenueshëm në Evropë, duke lënë me mijëra të tillë në Greqi të flenë në kushte ngrice.

Kritikat nuk kanë munguar as për qeverinë greke, e cila ka dhe juridiksionin e fundit mbi aktivitetin e kampeve në fjalë.

Një pjesë e fondeve ishin mbledhur që në muajin prill për të përgatitur rreth 50 kampe refugjatësh për mbërritjen e dimrit në Greqi, ku kanë mbetur të bllokuar rreth 50.000 sirianë. Megjithatë, shumë prej tyre nuk ishin gati me mbërritjen e të ftohtit të madh.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img