24,04,2024

Abdullahu: Prishtina do të ketë ujë 24 orë me fabrikën e re, ujërat e zeza alarm për lumenjtë

Must Read
Ilir Abdullahu

Lajmi.net: Si po e mbyllni vitin 2016 në inkasimin e të hollave?

Ilir Abdullahu: Inkasmi për vitin 2016 është në vlerë mbi 13.5 milionë euro  përfshirë tvsh. Kemi inkasim afër 3 milionë më shumë se sa në vitin e kaluar ku në përqindje shkalla e inkasimit është 90 për qind.

Lajmi.net: Sa janë zvogëluar borxhet ndaj Ujësjellësit gjatë këtij viti që po e lëmë pas?

Ilir Abdullahu: Para hyrjes në fuqi të ligjit mbi faljen e borxheve, vlera e borxheve të konsumatorëve ndaj ujësjellësit  ka qenë afër 52 milionë euro, pas  përfundimit të afatit për faljen e borxheve dhe deri tani kemi rreth 40 milionë euro borxhe. Nga kjo vlerë janë edhe 10 milionë euro që do t’iu  falen konsumatorëve pas vazhdimit të këtij ligji në vitin 2017, andaj lusim konsumatorët që të vijnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi të iu falet ajo pjese që përfiton nga ligji dhe pjesën tjetër ta programon dhe ta paguajë faturat ndaj ujësjellësit, kur dihet se me lëshimin e fabrikës se ujit në Shkabaj  shpenzimet operative për fabrikë do të rriten edhe për 2,000,000.0 euro /vjetore.

Lajmi.net: A ka interesim të qytetarëve për t’i paguar borxhet?

Ilir Abdullahu: Po vetë rritja e shkallës së inkasimit flet për një vetëdijesim të konsumatorëve për te kryer obligimet që kanë ndaj ujësjellësit dhe kjo vjen edhe si rezultate i një furnizimi shumë të mirë gjatë vitit që po e lëmë.

Lajmi.net: Sa investime janë bërë këtë vit në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve?

Ilir Abdullahu: Për këtë vit  shpenzimet për investime kapitale kanë qenë  të planifikuara 3,376,000.00 euro, ndërkaq në fund të vitit 2016 këto shpenzime të investimeve kapitale janë 3,154,282.00 euro. Pra kemi realizim ne shkallen 93 për qind , ku për kthim të kredisë për dy këste  për ndërtimin e Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Shkabaj këtë vite kemi paguar 2,200,000.00  euro nga buxheti vetanak.

Lajmi.net: Kur mund të konsiderohet se fillon punën fabrika e ujit në Shkabaj?

Ilir Abdullahu: Fabrika ne Shkabaj njëra ndër fabrikat më të mëdha për përpunimin e ujit të pijes  në Kosovë që nga pas lufta është drejt finalizimit të saj dhe shpresojmë se nga Marsi do të nis punën.

Lajmi.net: Sa do ta përmirësojë furnizimin me ujë kjo fabrikë?

Ilir Abdullahu: Kjo fabrike do te rrisë kapacitetin e prodhimit për 700 litra në sekondë dhe do të mundësojë që qytetarët e  Prishtinë, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës dhe Graqanicës të kenë furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje.  Dua të theksoi edhe faktin se viti 2016 ka qenë më i miri në furnizimin me ujë, ku vlen te përmendim qytetet me 24 orë pa ndërprerje për Podujevën, Obiliqin, Graçanicën, dhe ne shumë lagje të Prishtinës dhe lokalitete për rreth. Kësaj gjendje të mirë i ka kontribuar në rend të parë nivelet e mira në akumulacione në Batllavë dhe Badoc, investimet e në rehabilitimin e rrjetave në shumë pjesë të qytetit ku duhet të falënderoj që këto investime janë bërë me të hyra vetanake dhe të hyra nga konsumatorët, me donatorët në rend të parë me Qeverinë Gjermane me Bashkimin Evropian.

Lajmi.net: Sa kanë ujë liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci?

Ilir Abdullahu: Fatmirësisht ne kohen kur ne po flasim ka një thatësi apo mungese të reshjeve si të borës njashtu edhe shirave, gjë jo e zakonshme në periudhën që jemi, por nivelet janë të kënaqshme edhe përkundër asaj që ka qenë njëri ndër vitet ku kemi  edhe prodhimin më të madh të ujit për pije, pra është punuar me kapacitete maksimale prodhuese në fabrika.

Lajmi.net: Çfarë përvojash fituat në samitin e Ujit në Budapest?

Ilir Abdullahu: Samiti i Ujit në Hungari ka qenë i nivelit botëror me 2200 pjesëmarrës nga niveli i lartë i liderëve botëror në nivel Presidentesh, Kryeministrash, Ministra, Shkencëtar si dhe Specialist që merren me problematikën e ujit dhe sfidat që do të pres njerëzimi në të ardhmen jo te largët. Po e citoj presidentin e Hungaris János Ader ku nder tjera theksoi se në ‘qoftë se kemi humbur betejën me ujë, ne do të humbasin edhe betejën me klimën’.Uji është në të njëjtën kohë një nga burimet më të kërcënuara në botë, një thesar i pazëvendësueshëm natyrore, një burim i domosdoshëm i energjisë dhe çështja më e rëndësishme e shekullit të 21-të. Mungesa e ujit arrin kulmin jo vetëm në tensionet e brendshme, por edhe të çon në konflikte ndërkombëtare. Bota aktualisht është duke përjetuar një rritje  3.0-4.0 ° C në temperaturat mesatare globale. Civilizimi nuk mund të jetë në gjendje të mbijetojë një rritje të tillë të temperaturës. U kërkua që të behën përpjekje për të zbatuar objektivat e marrëveshjes së Parisit, pa të cilat, e ardhmja e njerëzimit është në rrezik. Pa ujë të mjaftueshëm nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm dhe nuk do të ketë zhvillim të mëtejshëm industrial apo urbanizim të qëndrueshëm, uji është gjithashtu një faktorë për mbrojtje të paqes dhe sigurisë. Rritja globale e popullsisë dhe rritja e kërkesës për ushqim do të rrisë konsumin e ujit me 30 % deri në vitin 2030. Industrisë do t’i duhet të paktën 50% më shumë ujë deri në vitin 2050. Gjetja e zgjidhjeve për problemet e menaxhimit të ujit do të jetë i  rëndësishëm për realizimin e qëllimeve për një zhvillimit sa më të qëndrueshëm. Gjatë këtij samiti patëm rastin te takohemi edhe me kryeshefin e ujësjellësit te Budapestit dhe shkëmbyem përvoja te ndërsjellat dhe për mundësin e trajnimeve te personelit nga ujësjellësi i Prishtinës në ujësjellësin e Budapestit.

 

Lajmi.net: Humbja e ujit a u paraqit si shqetësim edhe nga vendet e tjera të botës në këtë samit, apo ky problem është vetëm në Kosovë?

Ilir Abdullahu:  Po humbjet e ujit janë problem global dhe përveç vendeve te zhvilluara ku humbjet janë nën kuotën  e 20% në vendet ne zhvillim dhe ato te pa zhvilluara janë mbi kuotën e 50%, që është sfida ku për të zvogëluar dhe menaxhuar në nivele ekonomike duhet qe kompanitë të përgatitin staf profesional dhe teknologji për reduktimin e humbjeve të ujit. Flas për humbjet fizike por më shqetësuese është humbja komerciale ku në këtë pjesë të humbjeve hynë edhe abuzimet me ujë apo thjeshte vjedhjet nga konsumator të pandërgjegjshëm dhe janë edhe disa faktor që rrisin humbjet ujit. Ujësjellësi i Prishtinës për vitin 2017 ka prioritet zvogëlimin e humbjeve të ujit pasi është e pa tolerueshme që të kemi një shkallë rreth 50% te ujit qe humbet, siç e kam thënë edhe ne një intervistë më herët se me lëshimin e fabrikës se ujit ne Shkabaj humbjet do të rriten në shkallen 6-8 % por furnizimi 24 orë na mundëson pastaj të kemi një pasqyrë reale te humbjeve. Tani në Prishtinë kemi ndërtuar dhe vendosur 20 ujëmatës zonal që na mundëson për analiza dhe vlerësime veç e veç për shkallen e humbjeve. Në muajin maj që po e lëmi në konferencën e ujërave në Vjen nga kompania jonë janë certifikuar 5 trajner për hulumtimin e humbjeve me teknologjinë e fundit në ketë fushë. Kemi edhe një plan për menaxhimin e rrjedhjes dhe presioneve ne zonat e ulëta që është edhe njëri ndër faktorët kryesor që rritë shkallën e humbjeve të ujit. Rajoni jonë përballet me shkallën  e humbjeve të ujit mbi 50%  dhe për këtë janë mobilizuar edhe ujësjellësit e mbarë botës që humbja e ujit të zvogëlohet pasi situata nuk është e mirë.

Lajmi.net:  Cilat janë planet për të investuar në rrjetin e ujësjellësit vitin që po vjen?

Ilir Abdullahu: Edhe në vitin 2017 duhet të përfundojë Faza e V e investimeve nga Qeveria Zvicerane, Qeveria e Kosovës në ndërtimin e ujësjellësve në zonat rurale dhe ne rehabilitimin e ujësjellësve në zonat rurale që nuk menaxhohen nga ne. Këto investime janë duke ndodhur në Komunën e Lipjanit, Drenasit, Shtimes, Kastrioti, Podujevës. Në qytetin e Prishtinës në fillim të marsit do të ndërhyjmë me projekte të planifikuara në dy rrugët në ndërrim të tubacioneve primare. Në Fushë Kosovë është e një rëndësie të veçantë që në fillim të vitit 2017 duhet të gjejmë zgjidhje për investimin e tubacionit transportues OD-630mm në gjatësi 3.8 km për të lidhur rezervarin në Shkabaj me qytetin e Fushë-Kosovës pasi është alternativa e vetme e furnizimit me ujë për 24 ore/ditë të qytetit. Në komunën e Graçanices është paraparë të ndërrohet komplet rrjeti i ujësjellësit për vitin 2017 nga komuna e Graçanices dhe investitor të jashtëm.

Lajmi.net: Ujërat e zeza janë ende problem serioz në Kosovë. Cilat janë planet për të investuar në trajtimin e ujërave te zeza?

Ilir Abdullahu: Trajtimi i ujarëve te zeza është në planet e investimeve nga Qeveria dhe Donatoret, pasi ujësjellësit nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë këtë investim pasi këto impiante kërkojnë investime të mëdha financiare. Unë mendoj se është koha e fundit që të punohet në këtë drejtim pasi lumenjtë tanë janë shndërruar në lumenj të ujërave të zeza dhe këtu flas për ndotjen e Sitnices, Llapit dhe Drenicës që pastaj këto kalojnë në Ibër dhe ndotin edhe lumenjtë tjerë. Me këtë rast përveçse ndotim lumenjtë ne ndotim edhe basenet e ujërave nëntokësor që janë nëpër këto pellgje dhe me këtë rrezikojmë edhe kualitetin e ujërave nëntokësor të vendbanimeve përgjatë rrjedhjeve të këtyre lumenjve. Në 2016 është përfunduar Impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Fshatin. Tani presim që edhe Komuna e Prishtinës të ndërtojë kolektorin e ujërave të zeza që pastaj të mundemi të fusim Impiantin në funksion që do të jetë mbrojtës i kualitetit të ujit në liqenin e Badocit. Edhe në Orllan është paraparë me fazën e V te investimeve të qeverisë zvicerane dhe qeverisë së Kosovës të bëhet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza për fshatin Orallan për mbrojtjen e liqenit të Batllavës./Lajmi.net/

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img