25,04,2024

AAK: Qeveria jolegjitime ia jep edhe një goditje Kosovës

Must Read

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-7

AAK ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel. Kjo parti përmes një njoftimi vlerëson se qeveria jolegjtiime ia jep edhe një goditje Kosovës.

Reagimi i plotë:

Njoftimet se në Bruksel është arritur marrëveshja për validitetin e letërnjoftimeve ilegale të lëshuara edhe nga strukturat paralele serbe të Kosovës, qoftë edhhe për një fazë, siç thuhet tranzicioni, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës. Për më tepër, kjo është lëshuarje pe ndaj kërkesave gjithnjë e më agressive të palës serbe në bisedimet e Brukselit.
Njohja e këtyre dokumentave të jashtligjshme, paraqet edhe problem të sigurisë dhe është koncept krejtësisht i gabuar për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës.
Prandaj kërkojmë nga qeveria e Kosovës ta sqarojë saktë se cfarë është diskutuar dhe për cfarë janë marrë vesh në bisedimet e djeshme në Bruksel.
Për më tepër kjo qeveri, pas marrëveshjes kundërkushtetuese për Asociacionin me Serbinë, nuk e ka legjitimitetin të bisedojë për kurrfaër çështjesh që lidhen me marrëdhëniet me Serbinë dhe ajo duhet që urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bërë dje, me të cilin po i legjitmon edhe dokumentat ilegale të strukturave paralele të serbëve në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img