24,04,2024

AAK-ja flet për hyrjen në Qeveri

Must Read

ramushhhii

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj disa lajmeve të publikuara në media, sipas të cilave, i pari i kësaj partie ka pasur takim me Kadri Veselin dhe eksponentë të LDK-së, për të hyr në qeveri.

Në një njoftim dërguar medieve, AAK ka thënë se këto informata janë një “rrenë” e madhe.

Lexoni njoftimin e plotë të AAK-së:

AAK nuk e ka në plan të hyjë në këtë qeveri. AAK, mund të behët pjesë e një qeverie, vetëm pas zgjedhjeve.  As njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj,  nuk kanë pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Të gjitha informatat për këtë  janë një RRENÉ e madhe.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me asnjë çmim nuk do të bëjë veprime, që do ta rehabilitonin dhe do ta amnistonin qeverinë aktuale, nga ajo që ne e konsiderojmë agresion në sistemin kushtetues dhe territorit të vendit. Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img