25,04,2024

AAK e cilëson të tmerrshme gjuhën e kryeministrit ndaj opozitës

Must Read

Në reagimin e AAK-së thuhet së është e tmerrshme gjuha e kryeministrit ndaj përfaqësuesve opozitar.

Kjo parti vlerëson se gjuha e ashpër e Mustafës ndaj opozitës nuk mund të shëndërrohet mburojë për dështimet e kryeministrit dhe partisë së tij, përcjell lajmi.net.

“Është e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve”.

“Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë:

Kur disa mijëra qytetarë dalin në rrugë për një vit rresht, e disa mijëra të tjerë me nënshkrimet e tyre e kundërshtojnë kryeministrin e presidentin; kur krejt opozita është kundër vendimeve e marrëveshjeve të presidentit e të kryeministrit; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t‘i kalojnë vendimet e tyre në Kuvend, edhe pse i kanë dy të tretat; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t’bindin as deputetët e partive të tyre se vendimet e marrëveshjet e tyre janë të drejta, kur qytetarët dhe opozita janë të pakënaqur me efektet e dialogut ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd dhe kur për të gjitha këto flasin hapur edhe qytetarët edhe opozita,  atëherë ata që kanë problem janë presidenti, kryeministri dhe qeveria e jo opozita ose njerëzit e saj.

Nuk është opozita ajo që këtë vend e ka shndërruar në strehë, ku hajnat flasin se si janë fisnikë, ku dezertorët flasin për trimëri, ku ish udhëheqësit komunistë na tregojnë si duhet atdheu, ku injorantët behën doktorë shkencash e profesorë…dhe kështu me radhë dhe të gjitha këto i bëjnë në emër dhe me pare të shtetit.

Është e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.

Ështe më shumë se matrapazllëk kur një deputete, në shkëmbim të votës, merr terminal doganor, një tjeter bëhët ambasadore, një i tretë zvkryeministër, e kështu në të gjitha hallkat e pushtetit mbi te cilin kanë vënë dorë dy njerez me gjithë sejmentë e tyre.

Këto janë gabime të rënda që nuk shlyhen me fjalë, sado të zotët të jenë „oborrtarët“ e LDK-së e të pushtetit.

Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img