Ferizaj

A vlen edhe për këta vozitës  ligji i ri për rregullat e vozitjes?(Foto lajm)


Publikuar më:


Ferizaj.19.12.2016. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri dhe dënimeve të cilat në fillim u konsideruan si shumë të larta pritej edhe efekti i tij dhe zvogëlimi i aksidenteve.

Por si duket  kjo shumë pak po ndikon tek vozitësit, ku për pasojë  e mos zbatimit të rregullave të komunikacionit dhe përshtatjes së shpejtësisë numri  i aksidenteve gati se është i njëjtë sikur para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve  të rrugës dhe rregullave të trafikut  makinat po “fluturojnë” nga rruga.

Një rast i tillë ndodhi edhe në rrugën “Driton Islami” kur një makinë  “fluturon”  nga rruga dhe dëmton  lokale dhe  pjesë të  ndërtesave.

Në foto shihen dëmet që  ka shkaktuar një makinë, për të cilën nuk bëhet e dituar se a ka pasur të lënduar por shihen dëmet që u ka shkaktuar  ndërtesave skaj rrugës.

aksident2 aksident1

15644645_952836628182512_853744958_n

15645615_952836621515846_647595060_n

15592174_952836514849190_2133448637_n

 

Comments
To Top