Lajme

A jeni përgaditë? Ja çfarë moti na pret, tempratura deri në 40 gradë


Publikuar më:


Ka vetëm tre ditë që Evropa ka hyrë në verë, por i nxehti i madh është duke shpejtuar.

Një valë potencialisht e rrezikshme e të nxehtit është parashikuar ta godasë kontinentin këtë javë. Me vapën e madhe të verës së vitit të kaluar dhe thatësirat ende të freskëta në kujtesën e evropianëve, shumë njerëz janë kureshtarë nëse edhe kjo verë do të jetë e njëjtë.

Falë ndryshimit të klimës, këto lloje të valëve të të nxehtit janë duke ndodhur më shpesh. “Valët e të nxehtit janë në rritje”, thotë Stefan Rahmstorf nga Instituti për Ndikimin e Klimës dhe profesor në Universitetin Potsdam të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

Rahmstorf i lidhi valët e fundit të të nxehtit me ndryshimin klimatik, duke i krahasuar ato me rekordet e 500 viteve. “Verat më të nxehta në Evropë që nga viti 1500 që të gjitha ndodhën në këtë shekull: 2018, 2010, 2003, 2016, 2002”, tha Rahmstorf.

Temperatura rekorde këtë javë
Temperaturat pritet të rriten rreth 20 gradë C mbi mesataren sezonale prej 22 gradë C. Shërbimi kombëtar i Francës për parashikimin e motit, Meteo-France, po paralajmëron për ngritje të temperaturave përgjatë javës, me shumë qytete duke përfshirë Parisin dhe Lionin që do të arrijnë 40 gradë C – diçka që nuk ka ndodhur kurrë në muajin qershor, transmeton Gazeta Express.

Sipas Meteo-France, kjo valë e të nxehtit “do të jetë e jashtëzakonshme” për qershorin. Valët e të nxehtit janë të zakonshme në korrik dhe gusht. “Prej vitit 1947, e vetmja valë e të nxehtit në qershor ndodhi më 2005”.

Vala e të nxehtit po vjen përpara një stuhie të zhvendosur mbi Atlantik, e cila do të sjellë ajrin e ngrohtë nga Afrika dhe Deti Mesdhe. Presioni i lartë i ajrit do ta godasë këtë javë Evropën, duke rezultuar në ajër të zënë dhe temperatura përvëluese në Evropë.

To Top