25,04,2024

A ishte Ylli Hoxha kundër aderimit të Kadaj-Bujupi në VV? (VIDEO)

Must Read

Ylli-Hoxha

Deputetja që dikur ishte pjesë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot ka aderuar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por lidhur me një aderim të mundshëm të saj kishte folur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha si i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës kohë më parë.

Në këtë intervistë, Hoxha kishte thënë se më mirë do të ishte që deputetët e LDK-së që janë kundër Hashim Thaçit t’i bashkohen Vetëvendosjes.

“Unë mendoj se në Vetëvendosje duhet të vijnë deputetët e LDK-së që kanë votuar kundër Thaçit, është me rëndësi që ne të mos krijojmë aspiratë brenda sojit”.

Ai madje kishte thënë se është i lumtur për bashkëpunimin me Kadaj-Bujupi dhe një i tillë mund të bëhej edhe në të ardhmen.

“Natyrsiht ku kemi qenë pro të bashkëpunojmë me AAK-në dhe NISMA-n, jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunuar me Donikën dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në përpjekjet që do t’i kemi bashkarisht”.

Hoxha në këtë intyervistë kishtë  thënë se subjekti i tij politik këmbëngul që të vazhdohet si opozitë e bashkuar duke ndërtyar kështu një front opozitar të ndërtoj një alternativë e cila do të përbëhet nga opozita dhe shoqëria civile.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=w6o5Pxj5krs?feature=oembed]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img